Abc News Albania....!

About 20 results out of 137999 (0.23 seconds)
    

Channel Title : ABC News Albania

Views : 100

Likes : 3

DisLikes : 0

Published Date : 2019-01-18T20:54:53.000Z

Denoncimi i Zërit të Amerikës në lidhje me paligjshmërinë e rekrutimit të punënonjësve në burgje është diskutuar në studion e Provokacijas me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas saj konkluzioni është i paanalizuar. “Ajo që më ka shqetësuar është konkluzioni i paanalizuar i këtij procesi rekrutimi. Ka kontaktuar me persona që kanë qenë pjesë e përgjimeve dhe asnjëherë me Ministrinë e Drejtësië për të marrë opinion për këtë proces”. Ministrja e drejtësisë shprehu gatishëmrinë e institucionit që drejton për të vënë në dispozicion dosjen ndaj gazetarëve për të investiguar. Sa u takon ndërhyrjet të deputetëve në punësimin e punonjësve, Gjonaj e quan legjitime, për aq kohë sa nuk cënon cilësinë e rezultatit dhe i shërben qytetarit që përfaqëson. “Duke patur në konsideratë që qytetarët të ndryshëm interesohen për raste dhe kërkesa dhe them se ndërhyrja e deputetëve është legjitime kur ata interesohen, e rëndësishme është mos cënohëet cilësia e rezultatit”. Sipas saj referuar edhe listave të akademisë së sigurisë për testimin epunonjësve nuk mund të ndryshojnë rezultatin. “Lista e akademisë së sigurisë me testimin duke i marrë në testim të njohurive dhe testim fizik ku nuk ndryshohen rezultatet e kandidatëve. Ky është një proces që administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mua mu desh që të normoja gjithë procedurën. Nëse bëhet me scantron është shumë e vështirë që të ndërhyhet” Gjonaj foli edhe për krijimin e SPAK, i cili në thelb forcimin e shtetit të së drejtës dhei do të jetë 2 vjet në monitorim nga SHBA për ngritjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Monitorimi do jetë zbatimi rigoroz i ligjit dhe mosndërhyrjeve nga jashtë, të dhënieve të direktivave por për të rritur kapacitetet e prokurorëve dhe gjyqtarëve”. /abcnews.al
    

Channel Title : ABC News Albania

Views : 343

Likes : 4

DisLikes : 0

Published Date : 2019-01-18T13:54:26.000Z

Policia e Korçës ka zbardhur se si ka ndodhur vrasja e Altin Balliut mbrëmjen e kaluar si dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ai është një ish i dënuar për plagosjen rëndë dhe kishte vetëm një vit i liruar nga burgu. I dënuar më parë për plagosjen me kallashnikov të një bashkëmoshatari, Olger Mustafaj, është shpallur në kërkim si autori i dyshuar për vrasjen e Altin Balliut mbrëmjen e së enjtes në Korçë. Ai është banor i lagjes, ku ndodhi krimi. Në Prill të vitit 2010, Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua me 12 vite burg, por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Kishte vetëm një vit i liruar nga burgu. Përplasja me 35-vjeçarin Altin Balliu i ndodhi para një lokali në Korçë. Ai po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës. Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, kur ai po shkonte drejt mjetit ku ndodheshin shokët. Dy prej plumbave e prekën Balliun në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Altin Balliu jetonte në fshatin Sllabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve, sëbashku me vëllezërit. /abcnews.al
    

Channel Title : ABC News Albania

Views : 235

Likes : 16

DisLikes : 5

Published Date : 2019-01-18T20:05:09.000Z

Gazetari Artan Hoxha ishtë këtë të premte në studione  Provokacijas në ABC News për t’u dhënë përgjigjë pyetjeve të Mustafa Nanos në lidhje me çështjen Balili dhe intervistën dhënë gazetarit një ditë para vetëdorëzimit. Ai ka sqaruar të gjithë rrugëtimin deri në intervistimin dhe më pas vetëdorëzimin e Klemend Balilit. “Së pari është besueshmëria. Më vunë një kusht sipas tyre unë isha njeriu kryesor që i sulmoja kërkuan kontakt dhe në këto kushte arritëm në kontakt dhe i them që të jap mundësinë që të sqarosh pozitën tënde. Eskobar i Ballkanit është një emër i pamerituar. Unë jam kontaktuar disa herë për të negociuar dhe kushtin për t’u dorëzuar që ishte dosja. Ishte një shpërblim 100 milionë lekësh të vjetra. Balili nuk është vrasës është një personazh krejt tjetër. Vetëm dy vetë e dinin që do dorëzohej në datën 15. Suksesi për mua është fakti që njeriu më i kërkuar në Shqipëri sot ndodhet në dispozicion të drejtësisë”. Ai kishtë vështirësi të artikulonte, por pyetjet unë ia bëja me informacionet që unë kisha ai është ëpropjekur që të çojë dhe mesazhe. Unë e ndihmova që dorëzimi i tij do shitej si operacion. Presioni i Policisë dha një efekt që është bllokimi dhe sekuestrimi i pronave”. Gazetari Hoxha tha se DEA amerikane mund të kërkojë ekstradimin e Klemend Balilit, nëse ka prova. “DEA përfshihet në organizata të mëdha kriminale. Nëse DEA ka prova, DEA mund të kërkojë ekstradimin e Kelmend Balilit. Nëse ka bërë krim që ka lidhje me interesat e SHBA, Balili ekstradohet”. /abcnews.al
    

Channel Title : ABC News Albania

Views : 112

Likes : 2

DisLikes : 0

Published Date : 2019-01-18T21:26:45.000Z

Gazetarja Alma Çupi ka rrëfyer copëza historie shqiptare në Provokacija. Përmes emisionit të saj Histori Shqiptare që nisi në ABC Neës dhe aktualisht transmetohet në TV Klan, gazetarja sjell një panoramë ndryshe të Shqipërisë. Sipas saj Shqipëria që ajo sjell në emision ndryshon shumë nga jeta e Metropolit “Shqipëria ka mbetur në kohë në shumë zona të Shqipërisë. Në ato vende ku nuk ka ngecur koha është shkatërruar Shqipëria. Shumë fshatra kanë mbetur në kohë për shkak të mosrregullimit të rrugave. Psh. Thethi nëse nuk i bëhet rruga ai fshat do të dëmtohet shumë. Le të bëhet rruga, por kullat nuk duhet të ndryshohen”. Alma Cupi shprehet se nuk kam dështuar kurrë gjatë emisioneve të saj, pasi sipas saj në terren është e pamundur të dështosh, ndërkohë që bën apel që gazetaria të investojë në njerëz. “Gazetëria duhet të investojë te njerëzit te gazetarët e terrenit, është shumë i rëndësishëm për një TV se sjell një botë tjetër që nuk është në Tiranë. Emisionet e terrenit janë më edukative. Kur del kamera jashtë është e pamundur të dështojë. Nuk kam dështuar kurrë”. /abcnews.al
    

Channel Title : ABC News Albania

Views : 396

Likes : 2

DisLikes : 5

Published Date : 2019-01-18T13:39:13.000Z

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar kryeministrin Edi Rama në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në njoftimin për shtyp, zëdhënësi i presidencës sqaron se në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Katër ditë iu deshën që të shqyrtonte vetpropozimin e kryeministrit Edi Rama. Presidenti i Republikës ia hapi rrugën për të mbajtur dy karrige në Këshillin e Ministrave edhe atë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme ndonëse nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. “Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”. Me këtë vendim, Presidenti ka menduar edhe për shmangien e një krize institucionale. “Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.   Në të njëjtën kohë, Presidenti i Republikës ka vendosur me Dekret që Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme./abcnews.al
    

Channel Title : ABC News Albania

Views : 172

Likes : 1

DisLikes : 1

Published Date : 2019-01-18T19:13:14.000Z

Në monologun e kësaj të premteje Mustafa Nano ka shtruar 10 pyetje që e çuditin në lidhje me çështjen “Balili”. I shumë kërkuari Kelmend Balili, me aq sa është dukur këto ditë, është një djalë i edukuar, me pamje paqësore, me vështrim si të pafajshëm. Ai fliste me zë të ulët, me tone të shtruara, aq sa, i krahasuar me politikanët që bëjnë ligjin në shqipëri, ai më ngjante me një gentleman të vërtetë. Përfundimi? Edhe një personazh i malavitës është një gjë më delikate sesa të zgjedhurit tanë. Kelmend Balili ka në dosjen e tij penale, të paktën sipas avokatit të tij, veç një akuzë që lidhet me transportin e një sasie kanabisi, në të cilën nuk provohet dot që ai është i përfshirë. Asgjë tjetër veç kësaj. Dhe unë jam i shockuar prej këtij fakti. Ky na qenka Escobari i Ballkanit? Pse gjykata ka vendosur masën e arrestit, ndonëse provat mungojnë? Mos ndoshta nën presionin e aktorëve jashtë gjyqësorë? Janë të lirë e guximtarë gjyqtarët tanë për t'i dhënë pafajësinë e merituar një njeriu, për të cilin të gjithë mendojnë se është fajtor?Çfarë kanë në dorë kundër tij agjencitë e Interpolit, të cilat e kanë shpallur në kërkim? Pse institucionet tona nuk i disponojnë provat e Interpolit? Çfarë ka ditur ambasadori amerikan që gjëmonte e sokëllinte kundër Balilit? Pse gjërat që ai ka ditur nuk janë përfshirë në dosjen penale në ngarkim të Balilit? Pse Balili është arrestuar në datën 15 janar, një datë e përcaktuar prej tij, gjë që del edhe nga intervista dhënë gazetarit Hoxha, dhe jo në datën 14, kur ai ka fjetur në shtëpinë e vet? Ç’kuptim ka kushti kafkian apo orëëell-ian që Balili i ka vënë policisë gjatë negociatave të dorëzimit për një proces të drejtë penal? Kaq i trashë është Balili sa të mos kuptojë se ky kusht nuk ka kuptim? Kaq i trashë është ai sa të mos kuptojë se një garanci e tillë nuk ka kuptim të jepet nga askush, aq më tepër nga policia, ku ai po dorëzohej pas negociatash? Pastaj, ç'janë këta policë që kanë rënë dakord me një kusht të tillë? Janë policë që mendojnë se kanë në dorë procesin e gjykimit? Pastaj, pse Balili ka qenë i sigurtë se policia do të respektonte një marrëveshje gentlemanësh me Escobarin e Ballkanit? Pse kanë qenë të nevojshme muaj të tërë negociatash mes policisë e Balilit, në një kohë që shqetësimet e këtij të fundit kanë qenë të bazike e minimale? Merret vesh se Balili nuk ka qenë pjesë e negociatave. Se ç’kuptim do kishte të ishte ndryshe? Kështu që i bie se dikush ka negociuar në emër të Balilit, dikush që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së shqiptarit më të kërkuar. Dhe ky njeri, në vend të arrestohej që fshihte vendndodhjen e njeriut më të kërkuar nga policia, u zgjodh si negociator!!!??? Mua më kërcet e gjitha kjo. /abcnews.al

YouAPI-2

Facebook Page Like Box ::